Mbi 500 pjestarė tė ish TMK-sė kanė pėrfituar nga Programi i Risistemimit
Në kuadër të programit të Ri-sistemimit të pjesëtarëve të TMK-së, që nuk janë pjesë e FSK-së, deri më tani kanë përfituar mbi 500 persona.
Mbi 80% e tyre janë përcaktuar për përkrahje në themelim biznesi/vetëpunësim, përkrahje e cila tashmë iu është dorëzuar.
Pjesa më e madhe e përfituesve të grantit për themelim biznesi janë përcaktuar për aktivitete të ndryshme të bujqësisë, por ka edhe të atillë që janë përcaktuar për përkrahje ne zhvillim të biznesit në fushën e ndërtimtarisë, transportit të mallrave dhe njerëzve, teknologjisë informative e deri tek pajisja me vegla muzikore për zhvillim të veprimtarisë në këtë fushë.
60 persona kanë përfituar nga ndërmjetësimi në punësim, prej tyre tre janë punësuar ne sektorin publik ndërsa pjesa e mbetur në sektorin privat.
Sa i përket trajnimeve profesionale, kandidatët të cilët janë përcaktuar për këtë formë të përkrahjes, janë duke u trajnuar në qendra trajnuese të njohura në Kosovë, siç janë: Mitrosoft në Mitrovicë, AFAS në Prishtinë dhe Qendrën Trajnuese të KEK-ut në Kastriot. APPK ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me shumicën e Qendrave Trajnuese në Kosovë, prandaj edhe të gjithë kandidatët që shprehin interesim për këtë formë të përkrahjes, do të ndjekin trajnimet e zgjedhura nga ata në institucionet më të mira trajnuese në vend.
APPK u akreditua si qendėr testuese dhe certifikuese pėr ECDL
2010-06-04APPK sė shpejti fillon me trajnimet pėr European C...më shumë
APPK kremtoi 10 vjetorin e veprimtarisė sė vet
2010-06-04Me 7 maj 2010, Agjensioni pėr Pėrkrahje tė Punėsim...më shumë
WELCOMEUROPE nė koordinim me APPK-nė organizon trajnimin
2010-03-12SI TE APLIKOHET PER FONDET E BASHKIMIT EUROPIAN NE...më shumë
© 2010 APPK Agjensioni i Përkrahjes se Punësimit në Kosovës - Të gjitha te drejtat e rezervuara


