APPK angazhohet nė organizimin e aktiviteteve gjatė Javėve Gjermane (Deutsche Wochen)


2009-10-13

Në kuadër të javëve Gjermane (Deutsche Wochen), APPK-AGEF (Agjensioni i Përkrahjes se Punësimit në Kosovë), ishte i përfshirë në organizimin e një sërë aktivitetesh. Në mesin e këtyre aktiviteteve vlen te veçohet takimi i organizuar në bashkëpunim me Deutsche Welle, ku morën pjesë personalitete të shquara të skenës kosovare dhe ndërkombëtare si dhe përfaqësues të shquar të Deutsche Welle-s. Tema e ditës ishte “Rënia e murit te Berlinit dhe ndikimi i kësaj ngjarje në shoqëritë e vendeve te ndryshme”. Veçanërisht u diskutuan ndikimet e kësaj ngjarje në shoqërinë Amerikane, Çeke, Gjermane dhe Kosovare, me ç’rast këndvështrimet e tyre në lidhje me këtë temë i shpalosën përfaqësues të ndryshëm të këtyre shteteve dhe atë në emër të Çekisë Ambasadorja çeke, në emër të Gjermanisë Ambasadori gjerman në Kosovë, në emër të SHBA-ve një zyrtar i lartë i Ambasadës amerikane në Kosovë ndërsa në emër të Kosovës, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Enver Hoxhaj. Këndvështrimet e tyre mbi këtë ngjarje u dhanë edhe nga publicistë të njohur të vendit dhe ndërkombëtarë, në mesin e të cilëve edhe Veton Surroi, Patrick Moor dhe Fabian Schmidt, redaktor i DW në gjuhën Shqipe. Me këtë rast u shfaq edhe një film dokumentar mbi rënien e murit të Berlinit.

 

Një tjetër aktivitet i realizuar ishte edhe prezantimi i produkteve të shtëpisë  botuese “Hueber Verlag”. Prezantimi u bë nga përfaqësuesi i këtij botuesi, prezantim ky i cili u përcoll me interesim te madh nga arsimtarë, profesorë e studentë të gjuhës Gjermane, si dhe nga përfaqësues të institucioneve përkatëse në Kosovë, përfaqësues të Ambasadës Gjermane dhe shumë akterë të tjerë të ndërlidhur me këtë çështje.

Vlen të theksohet se edhe materiali mësimor i cili është duke u përdorur gjatë dy viteve te fundit nga organizata APPK-AGEF në kuadër të kurseve te gjuhës Gjermane te cilat APPK-AGEF i ofron, janë botime të kësaj shtëpie botuese, e cila është një prej shtëpive më të njohura botuese të shtetit Gjerman. Këto botime kanë filluar të gjejnë aplikim edhe nga shumë përdorues tjerë të shoqërisë kosovare.

Një aktivitet tjetër atraktiv i organizuar nga APPK-AGEF për nder të Javëve Gjermane (Deutsche Wochen) ishte edhe hapja e kuzhinës Gjermane ku për dy javë radhazi u përgatitën dhe servuan ushqime Gjermane. Një organizim i tille u mirëprit nga pjesëtarë të komunitetit Gjerman të cilët përkohësisht jetojnë dhe punojnë në Kosovë por edhe nga të tjerët të cilët i njohin dhe i pëlqejnë këto specialitete.

 

  • APPK u akreditua si qendėr testuese dhe certifikuese pėr ECDL

    2010-06-04

    APPK sė shpejti fillon me trajnimet pėr European C...më shumë

  • APPK kremtoi 10 vjetorin e veprimtarisė sė vet

    2010-06-04

    Me 7 maj 2010, Agjensioni pėr Pėrkrahje tė Punėsim...më shumë

  • WELCOMEUROPE nė koordinim me APPK-nė organizon trajnimin

    2010-03-12

    SI TE APLIKOHET PER FONDET E BASHKIMIT EUROPIAN NE...më shumë

    Shtator 2010
    « »
    H M M E P S D
      12345
    6789101112
    13141516171819
    20212223242526
    27282930